forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumiPortaliCalendarPytësoriPostimet e rejaKërkoRegjistrohuIdentifikohu

Share | 
 

 Mekatet ....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Lazdrajka
Moderators
Moderators


Female Chinese zodiac: Goat
Numri i postimeve: 40
Pike Pike: 4051
Respekt Respekt: -1
Join date Join date: 15/03/2010
Age Age: 20
Location Location: Ger....
Job/hobbies Job/hobbies: Dashuriiaaaaa...!
Humor Humor: VallZimi

MesazhTitulli: Mekatet ....   Thu Mar 18, 2010 11:38 pm

Mëkati dhe mosbindja ndaj Allahut, 'azze ve xhelle, sjellin pasoja të këqia të cilat ndikojnë në zemër dhe në tërë trupin, në dynjallëk dhe ahiret. Ato janë:

1. Mungesa e diturisë, e posaçërisht mbi Sheriatin, ngase mëkati ia mbyllë rrugën dritës dhe depërtimit të saj në zemër. Allahu, xhelle shanuhu, thot:

...Dhe kini frikë Allahun, Allahu u mëson... (2:282)

2. Mungesa e furnizimit, ndërsa Resulullahu, sal-lallahu 'alejhi ve sellem, thot:

"Me të vërtetë njeriut i ndalohet furnizimi për shkak të mëkatit të cilin e kryen." (Ahmedi)

3. Tëhuajsimi të cilin e njeriu e ndjen në zemër ashtu që nuk ndjen kënaqësi në asgjë, madje edhe nëse para vete i ka të gjitha begatitë e kësaj bote.

4. Tëhuajsimi nga njerëzit, e posaçërisht nga ata që bëjnë mirë. Personi i tillë e humbë afërinë ndaj familjes së vet, fëmijëve, farefisit, madje tëhuajsohet edhe nga vetvetja. Të parët tanë kanë deklaruar: "Kur të bëj mëkat ndaj Allahut, 'azze ve xhelle, këtë e shoh në sjelljen e gruas sime ndaj meje."

5. Vështirësitë në jetë dhe largimi më i madh nga rruga e drejtë.

6. Errësira e cila e mbulon zemrën e tij, e të cilën ai e ndjen siç e ndjen errësirën e natës.

7. Mëkati e dobëson shpirtin dhe trupin duke e larguar nga rruga, duke ia shkurtuar jetën dhe duke ia shkatërruar begatinë.

8. Mëkatarët kultivojnë mëkatarë dhe mujsharë, ngase mëkatarët lënë pas vete mëkatarë, kurse ata të cilët bëjnë vepra të mira i lënë ata që i trashëgojnë në këtë.

9. E forcon në zemër dëshirën për mëkat, kurse e dobëson dëshirën për pendim e cila në fund tretet fare.

10. E humbë ndjenjën për vepra të këqia, ashtu që nuk e vëren përbuzjen e të tjerëve, as fjalët e tyre për veprat e tyre të prapa.

11. Cdo mëkat është një prej trashëgimive të popujve të mëhershëm të cilët janë shkatërruar, si mendjemadhësia, korrupcioni...

12. Mëkati shkakton largimin e njeriut nga Zoti i tij dhe shkatërrimin e tij, kurse Allahu, xhelle shanuhu, thot:

Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron (22:18).

13. Vendosmëria në mëkat shkakton humbjen e ndjenjës për mëkat, e zvogëlon në zemrën e vet, e kjo është shenjë e shkatërrimit të tij.

14. Pasojat e mëkatit njeriu i ndjen tek njerëzit tjerë me të cilët vie në kontakt, ashtu që ai dhe të tjerët pësojnë për këtë.

15. Mëkati shkakton poshtërim, kurse fama arrihet vetëm me përkushtim ndaj Allahut, 'azze ve xhelle:

Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij) (35:10).

Ai i cili dëshiron famë e nxitë vetëm me përkushtim ndaj Allahut, 'azze ve xhelle, dhe prandaj të parët tanë bënin dua: "O Zot më jep famë përmes përkushtimit Ty dhe mos më poshtëro me mosbindje ndaj Teje."

16. Mëkati e helmon mendjen dhe gjykimin e njeriut, ndërsa mendja ka dritë të cilën e shuajnë mëkatet. Sa më shumë njeriu të bëjë mëkate, Allahu, xhelle shanuhu, ia vulosë zemrën e tij dhe ai bëhet prej të pakujdesshmëve:

Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan (83:14).

17. Eshtë penguar nga begatia e duasë së Resulullahut, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, dhe melekëve, ngase Allahu, 'azze ve xhel-le, e ka urdhëruar Pejgamberin e Vet dhe melekët të kërkojnë falje për besimtarë dhe besimtare:

Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë na, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit! Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjyesi, i urti! Dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh." (40:7:9).

18. Mungesa e turpit që është ushqim për zemrën dhe bazë e çdo të mire, shkakton prapësi. Resulullahu, sal-lallahu 'alejhi ve sel-lem, thot:

"Turpi ka shumë të mira." - dhe thot: "Ajo që njerëzit kanë mësuar nga fjalët paraprake të pejgamberit është: "Nëse nuk ke turp bën ç'të duash!"

19. Në zemër e dobëson madhërimin e Zotit, 'azze ve xhelle, ngase kur robi e madhëron Zotin e vet nuk i qaset mëkateve.

20. Harresa e Allahut, 'azze ve xhelle, që sjell hapjen e derës për shejtanin dhe shkatërrimin nga i cili nuk ka shpëtim:

O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S'ka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni! E mos u bëni si ata që harruan All-llahun, pra (All-llahu bëri që ata) harruan vetveten! Të tillët janë të Fasikët (59:18, 19)

21. Mungesa e begative në vend të cilave vijnë telashet, e krejt kjo është për shkak të mëkateve, siç thot Aliu, radijallahu 'anhu: "Allahu, xhel-le shanuhu, nuk e ka lëshuar belanë pos për shkak të mëkateve, as e ka lartësuar pos me tevbe." Ndërsa Allahu, 'azze ve xhelle, thot:

Cfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia), e për shumë të tjera Ai u falë (42:30).

22. Mëkatet ndikojnë në sëmurjen e zemrës dhe përderisa është e sëmurë, nuk i bën dobi ushqimi të cilin e merr si ilaç. Si sëmurja që ndikon në dobësimin e trupit, njësoj edhe mëkatet ndikojnë në sëmurjen e zemrës, respektivisht mëkatet janë produkt i zemrës së sëmurë. Ai i cili i frenon pasionet e veta nga mëkati, vendi i tij është në Xhennet dhe ai do t'i gëzojë begatitë e Allahut, kurse ka dallim të madh midis kësaj dhe midis asaj që i pret mëkatarët:

E s'ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet) dhe se mëkatarët janë në Xhehennem (82:13,14)

Mos të mendojmë se këto fjalë të Allahut kanë të bëjnë vetëm me begatitë e ahiretit dhe në dënimin e tij, porse ka të bëjë me tri gjëra: dynjallëkun, berzahun dhe me jetën pas gjykimit përfundimtar. Disa janë në begati, ndërsa të tjerët janë në dënim. A ekziston begatia pos begatisë së zemrës dhe a ekziston dënimi pos dënimit të zemrës, frikës, brengës, pikëllimit, largimit të Allahut dhe ahiretit, lidhja për dikë tjetër pos për Allahun? Cdo robërim pos ndaj Allahut, xhelle shanuhu, dhe lidhja për dikë tjetër pos Tij, 'azze ve xhelle, shkakton dënim dhe shkatërrim.

Njerëzit duhet ta dijnë sa është madhështia e Allahut dhe mëshira e Tij e cila përfshinë çdo gjë. Kur ndonjë prej robëve i drejtohet Zotit të vet me pendim të sinqertë, Allahu, subhanehu ve te'ala, ia ofron mëshirën, faljen dhe kënaqësinë e Vet, madje edhe më shumë, e ajo është fshirja e mëkateve, ngase Ai, 'azze ve xhelle, është mëshirues dhe pranon pendim. Pas dëftimit për mëkatet e mëdha të cilat i kryejnë disa njerëz, Allahu i Madhëruar thot:

Ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë (25:68-70).

Nga ajeti paraprak është evidente madhështia e Allahut dhe mirësia e Tij ndaj robërve. Ai, 'azze ve xhelle, i falë të gjitha mëkatet dhe i zëvendëson ato me vepra të mira. Ajeti i cili i jep më së shumti shpresë robërve është ajeti në të cilin Allahu, xhelle shanuhu, duke iu drejtuar Pejgamberit, sal-lallahu 'alejhi ve sellem, ia dëfton për mundësinë e tevbes dhe faljes së atyre që bëjnë mëkate:

Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (39:53)

Dyert e Xhennetit janë të hapura për ata që pendohen dhe janë të sinqertë në këtë, i cili pas kësaj përmbahet nga mëkatet. Ligji i Allahut ndaj individëve dhe popujve është që Ai, subhanehu ve te'ala, i falë ata që pendohen. Populli i cili kthehet në të vërtetën dhe është i sinqertë në pendimin e tij, ate Allahu, xhelle shanuhu, do ta mëkëmbë, do t'i japë dinjitet, do ta shpëtojë nga shkatërrimi, do t'i falë jetë të mirë, furnizim, siguri, mbrojtje dhe do t'i bëjë trashëgimtarë në Tokë.

Allahu, xhelle shanuhu, thot:

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë (24:55).

Për fund dëshiroj ta përmend ajetin dhe thënien kur'anore, duke e lutur Allahun që të kemi dobi prej kësaj:

Përse nuk pati vendbanim që të ketë besuar e besimi i tij të ketë ndihmuar (në shpëtim), pos popullit të Junusit, që pasi që besoi, Ne larguam prej tyre dënimin shëmtues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar (10:98).

Siç mund të shihet nga ajeti i mësipërm fjala është për popullin e Junusit i cili ishte vendosur në Ninivë, në lindje të Mosullit në veri të Irakut. Për rëndësinë e këtij ajeti dëshmojnë mufessirët me fjalët:

"Asnjë popull nuk ka besuar, e të ketë pasur dobi nga imani i tyre në momenti e shpërthimit të zemërimit të Allahut mbi ta pos popullit të Junusit. Thuhet se Allahu, 'azze ve xhelle, në zemrat e tyre ka derdhur pendim në momentin kur u ishte afruar dënimi dhe kur e kishin humbur çdo gjurmë të Junusit, si dhe ishin ndarë nga gratë dhe fëmijtë e tyre dyzetë ditë duke e lutur Allahun. Kur ata ishin të sinqertë në pendimin e tyre, Allahu ua hoqi dënimin: "...dhe ua vazhduam jetën edhe një kohë.", dmth. nuk do t'i dënojmë, dhe gëzoni jetën tuaj në dunjallëk deri në çastin e vdekjes."

Cka i nevoitet sot ummetit më shumë se pendimi ndaj Allahut, 'azze ve xhelle, në mënyrë që të eliminojë prej vetes poshtërimin në të cilin ndodhet, ta rikthejë famën të cilën e ka pasur dikur, në mënyrë që atyre t'u prijnë më të mirët, e jo ata që janë në devijim dhe të cilët e kundërshtojnë islamin.

Omeri, radijallahu 'anhu, e kishte pyetur një as'hab: "A e din çka e shkatërron islamin?" Ai tha: "Jo." Ai tha: "Gabimet e dijetarëve, shqyrtimet publike dhe pushteti i cili është në duar të prijësve të prapë."

I lutemi Allahut, 'azze ve xhelle, që t'na orientojë në rrugë të drejtë, rrugën e shpëtimit, Atij i përket mirënjohja dhe qoftë edhe mbi Pejgamberin e Tij, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Mekatet ....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Bota Shpirtërore :: Komuniteti musliman-