Qyteti është tronditur nga vrasja e ndodhur në orën 09.15 minuta brenda në ambientet e gjimnazit “Mahir Domi”. Një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani. Vrasja ka ndodhur në klasën ku studionte viktima.
Pasi ka kryer vrasjen autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i Vlorës, është larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes afër shkollës.
“Pak minuta para se të ndodhte vrasja po qeshnim me të në lokal,(afër shkollës). Endri hyri në shkollë edhe para se të bënte vrasjen. Hapi derën e klasës ku studionte Gerta dhe më pas largua, pasi po zhvillohej mësim. Në 5 minutëshin e pushimit, hyri në klasë, u afrua te banka e fundit ku ndodhej vajza dhe e qëlloi tre herë”- tregon një nxënës dëshmitar i ngjarjes.
Menjëherë forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugicat. Kur i riu ka parë se ishte i rrethuar nga policia ka qëlluar në drejtim në policisë. Më pas ka qëlluar dhe veten.
NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.
ORA 10 : 14 DREJTORI : VRASËSI NË SHKOLLË NGA PORTA SEKONDARE
Drejtori i gjimnazit "Mahir Domi" në një prononcim për NEWS24 tha se autori kishte hyrë në shkollë nga një derë sekondare dhe jo nga dera kryesore. Milan Xhudovic tha se “mësuesit e dezhurnit, si në katin e parë të shkollës ashtu dhe në katin e dytë kanë qenë në krye të detyrës, por agresori ka hyrë jo nga dera kryesore por nga një portë sekondare”. Drejtori i Shkolles informon se janë informuar prindërit dhe të gjithë nxënësit janë larguar në shtëpi.
ORA 10.00 MINISTRI I ARSIMIT NISET DREJT ELBASANIT
Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj është nisur drejt qytetit të Elbasanit për të inspektuar gjimnazin ku në orën 09.15 mintua një i ri ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka vrarë një gjimnaziste. “Është një ngjarje e rëndë”- tha Tafaj duke shprehur ngushëllime familjes, nxënësve të shkollës. Në një prononcim për NEWS24 tha se për momentin kishte pak informacione për ngjarjen, ndërsa ishte nisur drejt gjimnazit “Mahir Domi”.
Burimi / Autori i lajmit : News 24
_________________
new things,brings to life new persons,new identity,new mind,new goals.....................