forumi-albrinia
REgjistrohu Eshte E Thjeshte Do Ngelesh I Kenaqur Wink


Forumi i të gjithë atyre që e ndiejnë veten të rinj në shpirt.
 
ForumiPortaliCalendarPytësoriPostimet e rejaKërkoRegjistrohuIdentifikohu

Share | 
 

 6-vjecari nga Shqiperia nje gjeni ne boks...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
adi.4ever
Moderators
Moderators


Male Chinese zodiac: Dog
Numri i postimeve: 320
Pike Pike: 6327
Respekt Respekt: 0
Join date Join date: 17/06/2009
Age Age: 18
Location Location: Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies: student

MesazhTitulli: 6-vjecari nga Shqiperia nje gjeni ne boks...   Sat Jun 05, 2010 9:46 pm


SHBA - Nje djale i vogel nga Shqiperia po shfaq talent te pazakonte ne sportin e veshtire te boksit. Ai quhet Brendon Pllumaj, eshte vetem 6 vjec dhe jeton ne Michigan.

Prinderit e tij jane nga Shkodra dhe kane shpresa te medha se djali i tyre do te hyje nje dite ne figurat e boksit profesionist boteror.

Brendon duket si nje femije i zakonshem. Ai luan, vrapon dhe shpreh kurreshtjen tipike te nje 6-vjecari. Por ai ka dicka qe mund quhet e pazakonte, dashurine e madhe per boksin. Ai ka aftesi qe i kalojne ato te nje femije.

Goditjet e tij jane te forta, levizjet te shpejta dhe mbulimi i shkelqyer. I ati i Brendonit, ish boksieri Kledi Pllumaj, ishte bashke me te ne studiot e Zerit te Amerikes ne Uashington. Brandon stervitet nga boksiere profesioniste. Craig Coverson ka qene kampion i peshes se lehte. Deshira e djaloshit per boksin filloi kur ai ishte 3 vjec. Ne moshen 5 vjec fitoi cmimin Gjeniu i Vogel. Para pak ditesh menaxheret organizuan nje takim me legjenden e boksit Joe Frazier.

Brandon degjoi shume keshilla nga Smoking Joe, i cili njihet per fitoren ne betejen e shekullit, sic u quajt ndeshja me kampionin e te gjithe kohrave Muhamed Ali ne vitin 1971. Pastaj i dhuroi atij nje portret te Nene Terezes. Brendon ka deshire qe ne te ardhmen t’i provoje forcat e tij ne nje ring te Shqiperise. "Sepse une kam lindur ne Amerike por kam gjak shqiptari," thote ai. I ati, Kledi beson se Brendon jo vetem qe do behet kampion i botes, por edhe i te gjitha kohrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
adi.4ever
Moderators
Moderators


Male Chinese zodiac: Dog
Numri i postimeve: 320
Pike Pike: 6327
Respekt Respekt: 0
Join date Join date: 17/06/2009
Age Age: 18
Location Location: Albania Tirane
Job/hobbies Job/hobbies: student

MesazhTitulli: Re: 6-vjecari nga Shqiperia nje gjeni ne boks...   Sat Jun 05, 2010 9:47 pm



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

6-vjecari nga Shqiperia nje gjeni ne boks...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
forumi-albrinia :: Sporti dhe sportdashësit :: Sporti nëpër botë-