adi.4ever Moderators


Chinese zodiac:  Numri i postimeve: 320
Pike: 5817
Respekt: 0
Join date: 17/06/2009
Age: 17
Location: Albania Tirane
Job/hobbies: student
 | Titulli: Pavarësia e mbikëqyrur do të mbikëqyret edhe disa vite Mon Jun 14, 2010 2:52 am | |
| Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave Marko Prelec, duke folur për korrupsionin në Kosovë, tha se çështja e korrupsionit, nuk kufizohet vetëm në rastet që po hetohen tani, por se është një sfidë për Qeverinë në muajt e ardhshëm, e ndoshta edhe në vitin e ardhshëm. po e drejton ngjarjen.  “Hetimet e korrupsionit në nivel të lartë janë në duart e EULEX it, përkatësisht në duart e departamentit special, që drejtohet nga prokurorët e tij. Qeveria duhet gjithashtu të marrë përsipër barrën lidhur me hetimet dhe ndjekjen penale të korrupsionit; duhet të nisë t’i sigurojë dhe të punojë me prokurorët e gjyqtarët kosovarë për t’u mundësuar atyre që ta bëjnë vetë këtë gjë. Parandalimi i korrupsionit kjo është ajo që Qeveria e Kosovës me të vërtetë duhet ta bëjë”, ka thënë në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Prelec. Lidhur me deklaratën e kryeministri Hashim Thaçi, se ka kaluar koha e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën, Prelec tha se pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës do të vazhdojë edhe për disa vjet dhe se kjo ka të bëjë me shumë aspekte të pozitës së Kosovës; me funksionimin e institucioneve të Qeverisë, çështjen e veriut dhe afirmimin e përparuar të Kosovës si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. /rel/ |
|