adi.4ever Moderators


Chinese zodiac:  Numri i postimeve: 320
Pike: 6327
Respekt: 0
Join date: 17/06/2009
Age: 18
Location: Albania Tirane
Job/hobbies: student
 | Titulli: FIFA është duke bërë një hetim rreth përdorimit të laserëve nga disa tifozë Mon Jun 14, 2010 2:55 am | |
| 
FIFA ka deklaruar se është duke bërë një hetim rreth përdorimit të dritave laserike nga disa tifozë në stadiume që me sa duket u kanë shkaktuar pengesa futbollistëve.
Më të zëshmit në ankesa për përdorim të laserëve kanë qenë argjentinasit pas përfundimit të ndeshjes me Nigerinë ku fituan me rezultat 1:0. Në kumtesën zyrtare të FIFA-s ndër të tjera thuhet: “ne kemi vërejtur se dikush përdorte rrezet laser për të penguar futbollistët e Argjentinës dhe lidhur me këtë kemi kërkuar shpjegim zyrtar nga sigurimi i stadiumi.
Mirëpo, nuk kemi pranuar ankesë zyrtare nga asnjë reprezentacion deri më tani për këtë çështje”. Laserët janë pengesa e radhës për futbollistët, përveç vuvuzelave që shkaktojnë zhurmë shumë të madhe dhe pengojnë komunikimin ndërmjet lojtarëve dhe trajnerëve. |
|